-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte dënuar me 5 vite burg, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim

Kryesoret

Policia e Kufitare e Qafë Thanës ka vendosur në pranga shtetësinë e shpallur në kërkim Aspirant Dinoshi, 36 vjeç.

I riu është dënuar me 5 vite burg për largim nga vendi i aksidentit.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast, u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Qafë Thanë/Pogradec

Policia Kufitare e Qafë Thanës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, ndalojnë një shtetas të dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Aspirant Dinoshi, 36 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.03.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprat penale të lartpërmendura.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast, u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit