-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lideri çeçen Kadyrov i bashkohet luftës në Ukrainë

Kryesoret

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov raportohet se ka udhëtuar për në Ukrainë, ku anëtarë e milicisë së tij besohet se po luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse.

Një televizion, që kontrollohet nga administrata e Kadyovit në Çeçeni ka postuar një video në Telegram më 13 mars, duke thënë se Kadyrov ishte në Ukrainë edhe pse nuk tregoi vendndodhjen e saktë se ku ishte bërë videoja.

Kadryrov ende nuk e ka konfirmuar se gjendet në Ukrainë. Megjithatë, dihet se njësitë e tij të Gardës Kombëtare të Çeçenisë janë dërguar në Ukrainë.

Në video, Kadyrov shfaqet duke u takuar me ushtarë të cilët i tregojnë për luftimet. Ndërkaq, në prapavijë shihet fotografia e babait të Kadyrovit, Akhmadit.

Në këtë video, Kadyrov flet pak, teksa ushtarët tregojnë se si njësia ka marrë kontrollin e një jetimoreje shtatë kilometra larg Kievit.

Videoja është titulluar: “Kreu i Republikës Çeçene Ramzan Kadyrov së bashku me luftëtarët që po marrin pjesë në operacionin e posaçëm ushtarak në Ukrainë”.

Mediat kanë raportuar gjerësisht për pjesëmarrjen e luftëtarëve çeçenë në Ukrainë, teksa janë publikuar video dhe fotografi të tyre që dëshmojnë pjesëmarrjen në këtë luftë.

Njësitë paramilitare çeçene gjerësisht konsiderohen si forca të frikshme ushtarake. Në të kaluarën janë dislokuar, gjoja me autorizimin e Qeverisë, në lindje të Ukrainës, por edhe në shtetet e tjera si Siria./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit