Dy konkurrentët e “Për’puthen” Mevlani dhe Efi kanë patur disa takime me njeri-tjetrin ku situata dukej sikur po shkonte shumë mirë, deri në “Prime”-n e mbrëmjes së sotme.
Gjatë puntatave të javës së shkuar, Mevlani filloi ta akuzonte për gjëra të ndryshme, ndërkohë që në përballjen e tij me Efin, vendosi që të ndërpres njohjen me të.
Efi: Shoh një djalë të interesuar për mua dhe mërzitet për çdo gjë. Nuk dua të kapesh se çfarë kam thënë tek dikush tjetër. Nëse nuk të pëlqen sjellja ime, është e drejta jote të marrësh vendim. Mevlani e di që ka qenë si fëmijë i llastuar që pëlqen t’i shkosh nga mbrapa. Vëmendjen më të madhe ty ta kam dhënë.
Mevlani: : Momentin që shoh dhe kur erdhi Samiu, menjëherë e ke thirr në takim dhe e ke thënë shpesh që nëse të tjerët nuk më mbushin, kam hapësirë për të dalë me të tjerë.
Efi: Nuk ndodhi çfokusimi me ardhjen e Samiut, por me veprimet e çdokujt. Unë nuk jam princeshë, nëse ky është mendimi yt më vjen keq. Në momentin që isha më tepër tek ty dhe Bledi, ka disa gjëra që nuk më kanë pëlqyer. Nuk e dija që Samiu do kthehej. E kam cekur dhe në emision se më ka marrë malli.
Mevlani: : Domethënë nuk je takuar e nuk ke folur asnjëherë?
Efi: Jo.
Mevlani: Ndaç të dhembi, ndaç mos të dhembi, mendoj që po bën lojë, nuk ke asnjë pëlqim ndaj meje. Për të tjerët nuk më intereson se çfarë ke dhe kjo më ka bërë që njohjen tonë ta ndërpresim këtu. Nuk kam qejf të jepem pas një personi që nuk i intereson për mua.
Efi: Ok ti e di, nuk është e vërtetë. Je frikacak.
Mevlani: Jo nuk jam, po ndryshon shumë strategji. Unë të pëlqej shumë sinqerisht, nuk është lojë, nuk është se pëlqimi më ka ikur por nuk dua ta zgjas se e di që do zhgënjehem nga ty.