Një autobus me rreth 50 shtetas ukrainas doli nga rruga në Itali dhe u përmbys.
Kjo shkaktoi një të vdekur dhe disa të plagosur.
Lajmi u bë i ditur nga zjarrfikësit italianë.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A14 ndërmjet Forlit dhe Cesenës, në bregun verilindor.
Shërbimet e urgjencës janë aktualisht në vendngjarje, duke përdorur dy vinça të lëvizshëm për të ngritur mjetin e përmbysur.