Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës ka dal në një raport ku ka treguar se më shumë se 100 spitale janë shkatërruar që nga fillimi i sulmeve ruse.
Viktor Lyashko, ministri i shëndetësisë së Ukrainës njoftoi se shtatë spitale janë shkatërruar plotësisht, ndërsa 97 të tjerë janë dëmtuar nga bombardimet.
Ai gjithashtu bëri me dije se sistemi i kujdesit shëndetësor pavarësisht bombardimeve vijon të jetë funksional dhe se rreth 2,000 mjekë dhe infermierë të huaj kishin dalë vullnetarë për të punuar në Ukrainë.