-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet ish-zyrari i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pas një viti në kërkim

Kryesoret

Një ish-zyrtar i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nën akuzë për tjetërsimin e mijëra metrash katrorë pronë, Helidon Gjikoka është arrestuar nga Policia e Vlorës pas gati një viti që ishte në kërkim nga ana e Prokurorisë së Vlorës.

Gjikoka u arrestua të premten, ndërsa Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, masë që ishte dhënë në mungesë për të, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Biznesmeni akuzohet se kishte kryer dy vepra penale, atë të “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të vulave dhe formularëve”.

Biznesmeni ishte i përfshirë në falsikimin e dokumenteve duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një pronë që i ka marrë një shtetasi tjetër, Ilir Kokës. Prona në fjalë ndodhet në një zonë të lakmuar në Dhërmi, dhe siç sqarojnë burimet, Policia dhe Prokuroria kanë në “sitë” për të arrestuar edhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Këta zyrtarë, në shkelje të ligjit kanë vijuar procedurat për të hipotekuar tokën e tjetërsuar të biznesmenit Gjikoka. Pronari i ligjshëm i truallit është Ilir Koka, të cilit biznesmeni i mori tokën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit