Një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë edicionit të lajmeve në televizionin pro qeveritar Channel One të Rusisë. Protestuesja me një pankartë në dorë u bën thirrje shikuesve të “mos besojnë propagandën” dhe “të ndalojnë luftën” në Ukrainë.
Kanali, i cili e përshkruan pushtimin rus si një “operacion special” për të “denazifikuar” Ukrainën, tha se po hetonte incidentin njoftoi agjencia e lajmeve Tass.