Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni raportoi sot në 24 orët e fundit janë kryer 1.176 teste, ndërsa janë regjistruar 92 raste të reja me koronavirus.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 13 janë riinfektime. Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 363 pacientë të shëruar nga COVID-19.
Tre janë personat që kanë humbur jetën, dy persona të vdekur nga Shkupi (73 dhe 80) dhe një i vdekur nga Tetova (61).
Numri i përgjithshëm i personave me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 301.583, numri i të shëruarve është 290.617, numri i të vdekurve është 9.150, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.816.