-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori rus në OKB: Sulmi ndaj Ukrainës do të ndalet kur të arrihen qëllimet

Kryesoret

Një ditë pasi Franca dhe Meksika thanë se do të kërkonin miratimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për një rezolutë humanitare për Ukrainën, ambasadori rus zbuloi se Moska po dorëzonte rezolutën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusia kishte kundërshtuar projekt-rezolutën fillestare në Këshillin e Sigurimit, ku ka të drejtën e vetos.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, tha se “shanset ekzistojnë ende” që Rusia të pajtohet me një rezolutë humanitare, duke shtuar se kushtet e tyre do të “kërkojnë armëpushim të negociuar, evakuimin e civilëve, respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut, dënimin e sulmeve kundër civilëve dhe objekteve civile, kalimi i sigurt dhe ndihma humanitare e papenguar”.

Kur u diskutua mbi detajet e kushteve të rezolutës, Nebenzia tha se Rusia do të bënte gjithashtu thirrje për demilitarizimin e Ukrainës, asnjë kërcënim të ardhshëm nga ai vend ndaj Rusisë dhe se Ukraina të mos anëtarësohet në NATO.

Nebenzia tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin, do të ndalojë sulmin ndaj Ukrainës “kur të arrihen qëllimet e operacioneve speciale ushtarake”.

Ambasadorja e Irlandës në OKB, Geraldine Byrne Nason, tha se ajo nuk ka parë ende ndonjë propozim nga Rusia, por mbetet e fokusuar në çështjen kryesore në fjalë: ofrimin e ndihmës humanitare për ukrainasit.

Nason tha se është e gatshme të punojë me kolegët e saj rusë “në të gjitha aspektet” të projekt-rezolutës që do të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit