Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon prokurorit të përgjithshëm hetimin e dhunës sipas saj të policisë dhe civilëve të paidentifikuar në tubimet e qytetarëve në disa qytete të vendit. Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, i është drejtuar me një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, ku i kërkon nisjen e hetimit për veprimet e policisë. Sipas Vasilit, Policia e Shtetit ka shkelur ligjin dhe diskriminuar qytetarët. Letra e Vasilit dhe për dijeni SHÇBA-së, Avokatit të Popullit dhe kryeministrit Edi Rama.