1.Përmirësoni dietën tuaj dhe filloni të lëvizni
Ushqimet si perimet me gjethe jeshile, bishtajore, drithërat integrale, mishi i kuq pa dhjamë dhe ushqimet e detit, ofrojnë lëndë ushqyese që janë të rëndësishme për funksionimin optimal të trurit. Këto ushqime përmbajnë magnez, folate, zink dhe acide yndyrore esenciale.
Ushqimet e pasura me polifenole, si manaferrat, çaji, çokollata e zezë, vera dhe disa barishte, gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në funksionin e trurit.
Për sa i përket ushtrimeve, shumë lloje aktivitetesh janë potencialisht të dobishme. Edhe thjesht lëvizja e trupit duke bërë një shëtitje të shpejtë ose duke bërë punë aktive të shtëpisë është një hap pozitiv.
Aktivitetet që përfshijnë gjithashtu ndërveprim social dhe ekspozim ndaj natyrës mund të rrisin edhe më tej mirëqenien mendore.
2.Zvogëloni veset tuaja
Njerëzit me probleme me alkoolin dhe drogën kanë më shumë gjasa për të pasur një ‘sëmundje’ mendore dhe të jenë më të dobët nga ana shëndetësore.
Disa kërkime kanë treguar se konsumimi i pakët i alkoolit (në veçanti verës) mund të ketë efekte të dobishme në parandalimin e depresionit.
Ndalimi i pirjes së duhanit është gjithashtu një hap i rëndësishëm. Mund të duhet kohë për të trajtuar simptomat fillestare të ndalimit të nikotinës, por trurit do të përshtatet me kalimin e kohës.
Lënia e duhanit shoqërohet me humor më të mirë dhe reduktim të ankthit.
3.Jepini përparësi pushimit dhe gjumit
Teknikat e higjienës së gjumit synojnë të përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe të ndihmojnë në trajtimin e pagjumësisë. Disa njerëz janë gjenetikisht të prirur për të qenë më shumë një person i mëngjesit ose i mbrëmjes, kështu që në mënyrë ideale duhet të kemi njëfarë fleksibiliteti në këtë drejtim (veçanërisht me oraret e punës).
Është gjithashtu e rëndësishme të mos flini nëse nuk ju flihet – nëse nuk arrini të flini brenda rreth 20 minutash, mund të jetë më mirë të ngriheni dhe të përqendroni mendjen në një aktivitet (me dritë dhe stimulim minimal) derisa të ndiheni të lodhur.
Baza tjetër e gjumit më të mirë është zvogëlimi i ekspozimit ndaj dritës – veçanërisht dritës blu nga laptopët dhe telefonat – para gjumit. Kjo do të rrisë sekretimin e melatoninës, e cila ju ndihmon të flini.
Marrja e kohës së mjaftueshme për relaksim dhe aktivitete të lira është e rëndësishme për rregullimin e stresit. Hobi gjithashtu mund të përmirësojë shëndetin mendor, veçanërisht nëse ato përfshijnë aktivitet fizik.
4.Kaloni kohë në natyrë
Kur dielli po shkëlqen, shumë prej nesh duket se ndihen më të lumtur. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ndihmon në nivelet e serotoninës kimike që ruan humorin. Ai gjithashtu rrit nivelet e vitaminës D, e cila ka efekt në shëndetin mendor dhe ndihmon në rregullimin e ciklit tonë gjumë-zgjim në kohën e duhur.
Por gjithashtu duhet të bëni kujdes që të mos e ekspozoni veten më tepër seç duhet ndaj rrezeve të diellit, pasi nëse teprohet mund të rrezikoheni nga kanceri i lëkurës.
5.Kontaktoni një shok/shoqe të ngushtë kur keni nevojë për ndihmë
Ndryshimi i stilit tuaj të jetesës sigurisht që nuk është i lehtë, por prandaj ekzistojnë edhe miqtë. Nëse ndiheni sikur nuk mund t’ia dilni dot, mund të kërkoni ndihmën e një shoku të ngushtë, i cili do të gjendet gjithmonë pranë momenteve më të vështira.
Plus një mik i mirë, mund t’i sjellë shumë pozitivitet jetës tuaj.