Kreshnik Spahiu i ka dalë në mbrojtje këngëtares shqiptare Elsa Lila e cila u arrestua sot në Itali me akuzën se është pjesë e një grupi kriminal që shpërndante drogë në Romë.
Ish-kreu i AK-së shprehet se gjysma e mediave po e sulmojnë këngëtaren për bindjet, referuar faktit që ka qenë pranë PS-së.
“Sot Elsa Lila është sulmuar barbarisht nga gjysma e mediave shqiptare, jo për atë çfarë akuzohet apo arrestohet, por për bindjet politike. O njerëz, Elsa përpara se të jetë socialiste, është nënë, bashkshorte, motër por dhe ikonë e muzikës shqiptare.
Zëri dhe tingujt e saj do lënë gjurmë për Shqipërinë, më shumë se “loti që pikon” nga sytë tuaja për partinë” shkruan ai.