-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarja ruse që protestoi kundër luftës, e shqetësuar për sigurinë e saj

Kryesoret

Gazetara ruse që proestoi kundër luftës gjatëe nje transmetimi lajmesh, ka deklaraur se është e shqetësuar për sigurinë e saj.

Marina Ovsyannikova u gjobit me 30 mijë rubla (215 paund) për shkeljen e ligjeve të protestës disa orë pasi ajo shpërtheu në një transmetim të drejtpërdrejtë të lajmeve në “Channel One” në një demonstratë kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve ndërkombëtare “Reuters”, Ovsyannikova tha se nuk kishte plane të ikte nga Rusia dhe se shpresonte se nuk do të përballej me akuza penale.

Ajo i tha “Reuters” se, “unë besoj në atë që bëra, por tani e kuptoj shkallën e problemeve me të cilat do të më duhet të përballem dhe, natyrisht, jam jashtëzakonisht i shqetësuar për sigurinë time”.

Më tej gazetarja tha se, “nuk ndihem absolutisht si hero. E dini, dua shumë të ndjej se kjo sakrificë nuk ishte e kotë dhe se njerëzit do të hapin sytë”.

Ovsyannikova tha se dëshironte jo vetëm të protestonte kundër luftës në Ukrainë, por gjithashtu t’u dërgonte një mesazh drejtpërdrejt rusëve.

“Mos u bëni zombie të tillë, mos e dëgjoni këtë propagandë, mësoni se si të analizoni informacionin, mësoni se si të gjeni burime të tjera informacioni – jo vetëm televizionin shtetëror rus”, e përmbylli ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit