Një video dramatike është publikuar nga televizioni gjerman ZDF, ku një civil ekzekutohet në mes të rrugës, pa mëshirë nga forcat ruse.
Edhe pse ai kërkoi mëshirë, duke dalë nga makina me duart lartë, i paarmatosur, sërish ushtarët rusë kanë qëlluar me gjakftohtësi mbi të.
Deri tani, me mijëra civilë kanë mbetur të vdekur nga agresioni rus në Ukrainë, mes të cilëve edhe mbi 100 fëmijë, të paktën sipas raportit të fundit të OKB-së.









