Bella Hadid ka folur për betejat e saj me shëndetin mendor dhe pamjen e saj fizike në një intervistë për revistën Vogue.
Gjatë bisedës, modelja 25-vjeçare, e cila më parë pretendonte se nuk kishte bërë asnjë operacion plastik, zbuloi se kishte bërë ndërhyrje në hundë në moshën vetëm 14-vjeçare dhe tani është penduar për këtë.
Bella gjithashtu detajoi vështirësitë e saj me imazhin e trupit dhe shëndetin mendor, duke pranuar se ndihej gjithmonë ‘e shëmtuar’ dhe ‘e pakëndshme’ në krahasim me motrën e madhe Gigi, ndërsa reflektonte për betejën e saj me anoreksinë dhe duke kërkuar trajtim për depresionin.
“Do të doja të kisha mbajtur hundën e paraardhësve të mi. Mendoj se do të isha rritur në të”, tha supermodelja.
Ndër të tjera ajo shpjegoi se ishte ndjerë gjithmonë në presion nga pamja fizike e motrës së saj më të madhe, Gigi Hadit e cila sipas saj ishte shumë më e bukur.