-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania çon raketat në Poloni: Do mbrojmë hapësirën nga Rusia

Kryesoret

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sistemin raketor, Sky Sabre në Poloni, bashkë me 100 trupa ushtarake, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Më herët gjatë javës, të paktën 35 persona janë vrarë, si pasojë e sulmeve ruse në një bazë për stërvitje ushtarake në Javoriv. Kjo bazë gjendet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Çfarë është ky sistem?

I përshkruar nga Mbretëria e Bashkuar si “sistemi më i ri për mbrojtje ajrore”, ky sistem besohet se ka kapacitet për të goditur një objekt me madhësi të topit të tenisit që niset me shpejtësinë e zërit.

Sipas ushtrisë britanike, sistemi përfshin tre komponentë: një radar mbikëqyrjeje 3D, menaxhim të betejës – inteligjencë, si dhe një lëshues raketash.

Ky sistem mund të lëshojë raketa 99 kilogramëshe. Sistemi i mundëson Polonisë që ta mbrojë veten nga aeroplanët luftarakë, raketat dhe bombat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit