Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi është arrestuar nga Policia. Lajmi është bërë publik nga media në Kosovë “Paparaci”, që mëson se Ademi është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
I ati i artistit të njohur shqiptar Capital T, e mohoi fillimisht sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat.
Të njëjtën linjë ishte edhe qëndrimi i FFK-së e cila theksoi se ” pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit” duke e mohuar një sulm fizik.
Govori pretendon se nuk ishte vetëm një debat por një sulm që është dashur të denoncohet në polici.
“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rrah me dikë. Me tregu drejtën nuk kanë qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dashur me e denoncuar në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka gërric. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, deklaroi ai.