23-vjeçari Llazar Palla është gjetur i mbytur ditën e sotme në Berat.
Ai ishte zhdukur katër ditë më parë. Ka qenë familja e tij që ka bërë ditë më parë denoncimin për të riun, i cili ishte shurdh-memec dhe trajtohej me “kemp”.
Familjarët e tij kërkuan ndihmën e policisë për gjetjen e 23-vjeçarit, i cili u pa për herë të fundit pranë rezervuarit të fshatit Sqepur.