Fermerëve të Lushnjës dhe Fierit iu premtua përfitimi i naftës pa akcizë nga qeveria, një njoftim i tillë ka dyndur këta të fundit ë sportele e Drejtorisë së Bujqësisë, ku ka pas edhe përplasje mes tyre.
Fermerët u shprehën se kanë të paktën 4 ditë që presin në radhë, për të marrë një përgjigje nëse janë apo jo përfitues të skemës së Ministrisë së Bujqësisë, për të përfituar naftë pa taksa nga ana e bujqëve. Në video të ‘Faxnews’ duken radhë të gjata me fermerë, të cilët presin për tu futur brenda për të marrë informacionin e duhur.
“Do futen 10 e 10 thotë do iu sherbejmë deri në orët e vona”– thotë një prej punonjësve.
“Bjeru bjeru se kështu e duan këta, se dje u rrahën atje’- thotë një prej fermerëve.
Qeveria ka përcaktuar një fond prej 1,45 miliard lekësh për naftë pa taksa për fermerët, por këta të fundit thonë po hasin me vështirësi për ta përfituar jo vetëm për shkak të burokracive por edhe kritereve.