-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimeve, Braçe: Dy kompani kanë kapur tregun, qeveria u dorëzua, ngriti duart-LIVE

Kryesoret

Ish-zv/ kryeministri Erjon Braçe u shpreh sot në Kuvend në një interpelancë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca se tregu është i kapur nga dy kompani dhe se qeveria është dorëzuar përballë kësaj situate të rritjes galoponte të çmimeve.

“Kemi 3 probleme të mëdha në bujqësi; çmimet e rritura deri në 3 herë të inputeve bujqësore, ndryshimet klimës me impakt të fortë në ciklet e prodhimit, nevojën për ujë jashtë sezoneve normale dhe burimet ujore dhe shkretëzimi i tokave nga përdorimi masiv i puseve nëntokësore veçanërisht afër brigjeve detare.

Për problemin e parë, qeveria është dorëzuar, ka ngritur duart lart dhe po përsërit vetveten s’kemi ça bëjmë është tregu. Tregu është i kapur dhe i përqendruar.

2-3 kompani që zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkti nuk bëjnë treg. Agro Blend dhe MBM zotërojnë 92% të tregut të uresë, 98% të tregut të dapit, Agrohelm dhe Besbiku 93% të tregut të nitratit. I kemi krijuar ne me vendime këto. Gruri del me humbje, misri me fitim që nuk arrin pagën minimale. Blegtoria, lopët dalin me humbje.

Këtu mbivendoset edhe problemi i madh i çmimeve në shitje që favorizojnë grumbulluesit dhe kurrë bujkun e fshatarin. Kjo vjeshtë do kthehet në problem për shkak të çmimit të naftës”, tha Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit