Gjykata e Apelit ditën e sotme ka shtyrë seancën për gjykimin në lidhje me masat e sigurimit ndaj zyrtarëve të FSHF-së.
Kjo seancë u zhvillua pasi Gjykata e Tiranës ka pezulluar Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës së Presidentit të FSHF-së.
Gjyqtari miratoi gjithashtu që të pezullohen nga detyra sekretari i FSHF Ilir Shulku dhe sekretari i shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana Ardian Haçi. Të tre personat do të hetohen për veprat penale shpërdorim detyre dhe falsifikim.
Avokati mbrojtës i Dukës nuk ka qenë dakord me përbërjen e trupit gjykues dhe kërkoi ta paraqesë me shkrim kërkesën.
Seanca gjyqësore për Armando Dukën dhe dy zyrtarët e FSHF-së u shty për në 18 mars, ora 10:00.
Të martën Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme.