Një lajm po bënë xhiron e rrjetit, ku flitet se vajza që i dhuroi sutjenat Malumës është divorcuar pas koncertit.
Shqiptarët njihen për mikpritjen e ngrohtë që i bëjnë njerëzve që vizitojnë vendin tonë, ndaj nuk mund të linim Malumën të ikte pa një “suvenir”.
Në një kohë kur turma po “çmendej”, një vajzë nga publiku hodhi në skenën ku po këndon idhulli latin reçipetat e saj ngjyrë rozë.
Ende nuk dihet nëse lajmi është i vërtet apo thjesht disa thashetheme në rrjet, gjithsesi “surpriza” që Maluma mori nga fansja shqiptare absolutisht që u bë kryefjala e ngjarjes.