Genc Sejko, i njohur si “njeriu i meme-ve” ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook ku krahason çmimin e vezëve në dy qytete, atë të Londrës dhe në Tiranë.
Në foton e ndarë nga Sejko çmimi i një veze në Londër është 13 lekë, ndërsa në Tiranë kushton 25 lekë.
Çmimi i vezës me pakicë është rritur 10.5% më shumë se javën e kaluar, duke reflektuar shtrenjtimin me 20% në tregun e shumicës. Çmimi i vezës arrin 21 lekë/kokërr nga 19 lekë që ishte më parë.