Armina Mevlani shpesh herë është në qendër të mediave rozë. Së fundmi, është publikuar një lajm që mban titullin, “FOTOT: Berisha në krye të protestës kundër rritjes së çmimeve, Armina Mevlani pushime luksoze në Dubai”.
Mirëpo, me sa duket ky lajm nuk është aspak i vërtetë.
Vetë moderatorja dhe blogerja e njohur ka reaguar në “Instastory-n” e saj.
“Po mirë turp nuk keni që gënjeni?
Media paçavure që hani bukë vetëm mbi gënjeshtra tërë jetën? Nuk po gjeni lajme dhe e mbushni me mashtrime? Dhe për më tepër vendosni foto të njerëzve të tjerë duke thënë që jam unë?”- ka shkruar Mevlani në postimin e saj.
Më pas, blogerja e njohur ka publikar edhe disa video ku sqaron se ajo është solidarizuar me situatën në Tiranë dhe me gjendjen e luftës në Ukrainë dhe ka vendosur të mos udhëtojë, me përjashtim të rasteve emergjente që kanë lidhje me biznesin e saj.
“Hera e parë që unë reagoj kundrejt këtyre lajmeve, sepse ka pasur shumë artikuj jo të vërtetë për mua. Është hera e parë që unë reagoj kundrejt një lajmi sepse sigurisht thuhet që unë jam në Dubai dhe patjetër kudo që të jem unë është pushim luksoz.
Unë ndodhem në Tiranë dhe për arsye si java e modës që për mua është punë, kam vendosur të mos udhëtoj dhe e kam thënë publikisht pikërisht për tu solidarizuar jo vetëm me protesta por edhe me gjendjen në Ukrainë.
E kam ndjerë vetë për moa ta bërë këtë gjë dhe udhëtimet e mija kanë qenë vetëm punë emergjente për bizneset e mija dhe asnjë lloj udhëtimi tjetër dhe ky nuk është një justifikim është thjesht një video për të treguar që unë jam në Tiranë dhe që nuk duhet ti besoni mediave të cilat mbushinfaqet e tyre me lajme kaq të pavërteta. Faleminderit”, u shpreh Armina në videot e saj.
