-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ukraina ishte kundër shqiptarëve, tani Shkupi jep fonde”

Kryesoret

Lufta në Ukrainë është bërë mollë sherri jo vetëm në te intelektualët por edhe të personave të së njëjtës parti. Pikëpamjet dallojnë. Interpretimet, perceptimet janë të ndryshme.

Së fundmi ka tërhequr vëmendjen deklarata e kryetarit aktual të komunës se Kërçovës në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Dehari: “Ukraina luftoi kundër shqiptarëve në krah të Maqedonisë, 21 vjet më parë”, teksa dihet se shumica në Maqedoninë e Veriut, përfshirë partinë -BDI- pjesë e së cilës është Dehari, janë pro Ukrainës dhe perëndimit.

Fatmir Dehari, ka folur për konfliktin e 2001-shit ku ka përmendur se forcat maqedonase, sipas informacioneve të kohës, u asistuan edhe nga shtete tjera, siç ishte Rusia e Ukraina.

Ato ndihmuan me trupa ushtarake, mercenarë e armatim Maqedoninë e Veriut, kundër shqiptarëve. Por, sipas tij, tani, dy dekada më pas, solidarizimi i shqiptarëve me popullin ukrainas, tregon mjaftueshëm, që shqiptarët janë popull solidar, dhe nuk janë në krahun e së keqes asnjëherë.

Dehari tha se të drejtat e popullit shqiptar janë rritur dukshëm, duke u bërë pjesë e të gjitha institucioneve shtetërore.

Komentet erdhën teksa qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit urhdëroi Ministrinë e Financave që të sigurojë mjete financiare prej 120 milionë denarësh, përkatësisht rreth dy milionë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit