Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se puna e shpëtimit po vazhdon në teatrin e bombarduar në Mariupol nga ku deri më tani janë nxjerrë të gjallë 130 persona.
Ai bëri me dije gjithashtu se granatimet nga forcat ruse vazhduan për të parandaluar autoritetet që të krijojnë korridore efektive humanitare në qytetin port të rrethuar në Ukrainën jugore.
Avokati i Popullit i Ukrainës për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova, tha më herët se 1 mijë e 300 njerëz janë ende në bodrumin e Teatrit Rajonal të Dramës në Mariupol.
Deri më tani 130 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat pasi ndërtesa u godit nga një sulm ajror rus të mërkurën.