Katër ushtarë amerikanë mbetën të vrarë pas përplasjes së avionit të tyre gjatë një stërvitje të NATO-s.
Lajmi u bë i ditur të shtunën nga kryeministri i Norvegjisë. Jonas Gahr Støre shkroi në Tëitter se ende po hetohet shkaku i incidentit ajror.
“Ushtarët morën pjesë në stërvitjen e NATO-s ‘Përgjigjja e Ftohtë’”, shkruan fillimisht Gahr Store.
Ai ndau ngushëllimet për familjet, të afërmit dhe bashkëluftëtarët e ushtarëve.
Avioni ishte një V-22B Osprey që i përket Trupave Detare të SHBA-së, thanë forcat e armatosura të Norvegjisë.
Aeroplani kishte një ekuipazh prej katër vetësh dhe ishte në një mision stërvitor në kontenë Nordland në Norvegjinë veriore.
Mjeti fluturues ishte në rrugën e tij drejt veriut për në Bodø, ku ishte planifikuar të ulej pak para orës 18:00.
Avioni u rrëzua në Gråtådalen në Beiarn, në jug të Bodo-s.
Në orën 01:30 të mëngjesit të së shtunës, policia mbërriti në vendngjarje dhe konfirmoi se ekuipazhi prej katër personash kishte vdekur.