Aktori i humorit Donald Veshaj do të publikojë ditën e sotme këngën e tij më të re. Teksti i këngës, dhe shkrimi me të cilin ka shoqëruar postimin, janë komentuar shumë nga ndjekësit.
Ok, unë duhet të bëja diçka. Me shumë dashuri nesër ora 18:00 premierë në YouTube.”, shkruan aktori bashkëngjitur me videon. Nga ana tjetër në fragmentin e këngës që ai ka postuar, Donaldi dëgjohet të thotë: Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”
Ka mjaftuar ky fragment që ndjekësit të nisin të dyshojnë se kënga mund të jetë një dedikim për njërën nga ish të dashurat e tij.
Disa nga komentete e ndjekësve:
“Po normal që për Borën, këtë frazën ia ka thënë Semit atë ditë që në shtëpi lëshohet kënga TL”
“Ore këtë thënjen idioti jot e kam dëgjuar kur i the Semit se tek TL deshe ta përdorësh”
Këto komente nga ndjekësit lidhen me bisedën mes aktorit dhe Semi Jaupajt ndërsa ishin ende në “Big Brother Vip”. Donaldi i thotë këngëtares se frazën ‘a jam idiot a jam idiot i joti’ dëshironte ta vendoste në tekstin e këngës “TL”.
BISEDA:
Donaldi: Ka njerëz që shprehen ka njerëz që nuk shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Isha midis kësaj tjetrës dhe më thuaj ‘a jam idiot a jam idiot i joti’, dhe vendosëm këtë tjetrën: ‘dhe un thyhem sa herë shkon ti por nuk ta shpreh’”- duke iu referuar këngës “TL”.
Semi: Edhe ajo ishte e bukur, po pse s’e vure?
Donaldi: Po ta kemi për ndonjë gjë tjetër…