Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është shprehur për homologun e tij Vladimir Putin, se ai është shëndetshëm dhe në formë më të mirë së kurrë.
“Vladimir Putin është i shëndetshëm, i shëndoshë dhe “në formë më të mirë se kurrë”, u shpreh Lukashenko, në një intervistë për kanalin televiziv japonez TBS.”Ai dhe unë nuk jemi takuar vetëm si kryetarë shtetesh, por në të njëjtën kohë edhe si miq” vijoi më tej presidenti i Bjellorusisë.
Kujtojmë se më herët udhëheqësi i Bjellorusisë, ka deklaruar se aktualisht trupat bjelloruse nuk janë të përfshira në pushtimin rus – por në rast se është e nevojshme ata mund të bashkohen me trupat rusë.