-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishin mbledhur për festë, makina shtyp turmën, 6 viktima dhe 37 të plagosur

Kryesoret

Një festë karnavalesh në një fshat të La Louviere në Belgjikë është kthyer në një skenë krimi ditën e sotme ku 6 veta humbën jetën.

37 qytetarë të tjerë u plagosën dhe 10 janë në gjendje të rëndë.

Gjatë kohës që rrugët ishin mbushur plot ku të paktën 150-200 person po festonin, një makinë ka hyrë me shpejtësi mes turmës së njerëzve duke i shtypur ato.

Rasti sipas autoriteteve nuk është akt terrorist, por mbetet ende e paqartë se çfarë motivi ka pasur personi që shkaktoi këtë tragjedi.

Në pranga u vunë dy persona 33 dhe 31 vjeç nga Belgjika.

Incidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit (me orën lokale), gjatë një ceremonie tradicionale të karnavaleve herët në mëngjes.

“Një makinë lëvizi nga mbrapa me shpejtësi të madhe. Dhe, ne kemi disa dhjetëra të plagosur dhe, për fat të keq, disa njerëz që janë vrarë”, tha Jacques Gobert, kryebashkiak i qytetit fqinj La Louviere.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit