-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në brigjet e Britanisë shfaqet një peshkaqen i veçantë, shkencëtarët: Ishte 100 vjeç

Kryesoret

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm lidhur me një lloj shumë të rrallë të një peshkaqeni.

Në fillim të kësaj jave, në një prej brigjeve të Britanisë, kishte dalë në breg një peshkaqen. Pas ekzaminimit të bërë nga shkencëtarët, u zbulua se peshkaqeni ishte 100 vjeç.

Kafsha gati katër metra u pa për herë të parë në një plazh të Kornishit në jugperëndim të Anglisë. Ai u kap nga një grup peshkatarësh por u la sërish i lirë.

Dy ditë më vonë, peshkaqeni kishte ngordhur dhe kishte dalë në breg të detit. Peshkaqeni i ngordhur ishte një femër me “shenja të mundshme infeksioni”, zbuloi në Tëitter Rob Deaville, nga Shoqata Zoologjike e Programit të Hetimit të Cetacean Strandings në Londër.

Edhe pse ai tha se “ishte e vështirë për t’i vënë një moshë peshkaqenit”, ekipi i tij vlerësoi se ai ishte të paktën 100 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit