-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu bektashian jep urimin e veçantë për 22 marsin, lutet për ndalimin e luftës

Kryesoret

Data 22 mars është festa e begatisë, dashurisë dhe pranverës shpirtërore për bektashianët, për këtë ditë të veçantë Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj ka dhënë mesazhin e tij për të gjithë besimtarët.

Për Kryegjyshin Botëror festa e ”Sulltan Novruzi”, është një ditë me rëndësi pasi përkon me ditëlindjen e Imam Aliut, dhe shënjon ditën e re të fisnikërisë dhe ringjalljes së natyrës në besimin bektashian.

“Mesazhi im për këtë ditë të shenjtë është që të gjithë njerëzit t’i drejtohen Zotit, për dashuri, paqe, mirësinë dhe begatinë. T’i luten Zotit që të pushojë kjo luftë dhe këtë pandemi t’a largojë nga njerëzimi për të gjithë botën”, tha Baba Mondi.

Dita e Novruzit apo e quajtur ndryshe dita e Sulltan Novruzit do të thotë nga persishtja “Dita e re” dhe shënon ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë e shenjtë për besimtarët bektashinj simbolizon lindjen e shpresës për të ardhmen dhe rigjallërimin e natyrës. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit