-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gripi i shpendëve në Shqipëri, shkarkohet nga detyra drejtoresha e ‘Veterinarisë’

Kryesoret

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjensisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Tana Kika është pezulluar nga detyra.

Ky largim vjen në një kohë kur në Shqipëri është konfirmuar gripi i shpendëve.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur edhe një hetim lidhur me zhvillimet e fundit dhe përhapjen e gripit të shpendëve.

Ditën e sotme Kika në një intervistë për mediat tha se Shqipëria ndodhet në gjendje alarmi pas konfirmimit të gripit të shpendëve.

Kujtojmë që AKVMB është një institucion i krijuar së fundmi, i cili do të kishte rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimit veterinar për kafshët dhe në sigurinë e ushqimeve me origjinë shtazore.

Por vetëm në pak ditë raportohet se ka mbi 300 mijë pula të ngordhura dhe dyshohet se nuk është respektuar karantina.

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar më herët se po monitoron situatën dhe theksoi se pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të shpendëve në disa vende të rajonit dhe më gjerë u hartua një plan masash mbrojtëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit