-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Patozi për Bashën: Nuk ishte aq e padjallëzuar dorëheqja e tij

Kryesoret

Astrit Patozi, ish nënkryetari i PD-së ka reaguar për largimin e Bashës, po ashtu edhe për atë dorëheqja ishte e vonuar.

Ai e ka cilësuar fatin e PD-së të varur në fije të perit, pasi sipas tij ka shumë pikëpyetje për ngjarjet e deritanishme brenda selisë blu. Po ashtu si edeh figurat e tjera të PD-së, Patozi e konsideron si një lëvizje jo aq të padjallëzuar.

“Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte e pritshme, madje tmerrësisht e vonuar. Dhe si çdo gjë në këtë botë që zvarritet gjatë nuk është e thënë patjetër që të bëjë mirë edhe kur më në fund litari këputet. Ndaj është shumë herët për ta parë atë si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike. Mendoj se ajo i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e saj politike, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar. Tani varet shumë se si do ta lexojnë protagonistët e tjerë ikjen jo aq të padjallëzuar të kryetarit tashmë të larguar nga zyra e selisë së PD,” ka shprehur ai në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit