Dy ukrainas u kapën në shtatorin e vitit të kaluar duke trafikuar një grup shqiptarësh drejt Anglisë.
Ata janë përkatësisht 27 dhe 29 vjeç dhe ditën e sotme është kërkuar lirimi i tyre nga avokati me kusht që at atë shkonin në Ukrainë për të mbrojtur tokën e tyre.
Gjykata lejoi lirimin e tyre, duke konstatuar se situata ishte e “rrethanave të veçanta dhe të rënda” dhe duke vënë në dukje se të dy të rinjtë “kërkuan” të shkonin në shtëpi për të luftuar.
Por lirimi i tyre ishte me kusht, duhet të shmangin kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale, të kthehen në paraburgim nëse kërkohet nga gjykata dhe të zbatojnë dënimet e tyre nëse gjykata vendos t’i dënojë.
Në fund të shkurtit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vendosi të lirojë të burgosurit për të luftuar luftën kundër Rusisë.
“Sipas ligjit ushtarak, ukrainasit me përvojë të vërtetë luftarake do të lirohen nga paraburgimi dhe do të jenë në gjendje të kompensojnë fajin e tyre në pikat më të nxehta të konfliktit”, tha Zelenskyy.