-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina nuk tërhiqet, Zelensky: Nuk do t’i përulemi kurrë ultimatumeve

Kryesoret

Deklarata kontradiktore vijnë nga Ukraina. Shpesh duket se palët janë gati për arritjen e një marrëveshje, ndërsa më pas liderët e tyre shprehen se nuk do të ketë asnjë hap pas për gjetjen e dakordësisë.

Këtë të hënë, presidenti i Ukrainës, Zelensky u shpreh se vendi që ai drejton nuk do t’i përulet ultimatumeve të Rusisë.

“Ukraina nuk do t’i përulet kurrë ultimatumeve nga Rusia për tu dorëzuar dhe qytetet si Kievi, Mariupoli apo Kharkiv nuk do të pranojnë kurrë pushtimin rus,” ka thënë presidenti Voldymyr Zelensky.

Rusia i kishte caktuar Ukrainës një afat të fundit mëngjesin e sotëm për të dorëzuar qytetin port të Mariupolit, duke premtuar se civilëve dhe luftëtarëve do t’u jepej një kalim i sigurt nga qyteti nëse dorëzonin armët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit