Këngëtarja shqiptare Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj, të cilin kanë vendosur ta pagëzojnë me një emër mjaft unik.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Klodian Asllani përmes një postimi në Instagram.
“Mirë se erdhe Kamar”, shkruhet duke bërë me dije emrin e djalit që në arabisht do të thotë “hënë”.
Ardhja në jetë e djalit vjen katër vjet nga lindja e vajzës Khloe.