Andrra dhe Sinani festuan së fundmi ditëlindjen e parë të djalit të tyre Ayan.
Ata organizuan një festë madhështore dhe realizuan set të veçantë fotografik.
Para pak orësh, Andrra emocionoi me urimin në rrjete sociale duke përmendur bekimet që i solli jeta.
Kam jetuar mes privilegjesh shpirtërore qe jeta s’mi ka refuzuar prej vitesh, por lajmi se brenda meje rreh nje tjeter zemer, vershoi nje lume emocionesh qe s’me shteruan kurre e me lane te kuptoja se magjia e jetes s’me ishte kursyer serish. Ti m’i perkedhelje endrrat embel, teksa une te mendoja ne me te voglin detaj! E jetoj ende castin e shenjte, kur per te paren here t’i pashe syte e lotuar, qe buronin edhe ne zemren time nga bekimi i ardhjes tende ne jete! Nje moment lumturie qe do ta mbaj perjetesisht te fresket, afer zemres! Sot, mbaj ne duar amanetin e Zotit, thesarin e cmuar te shpirtit, driten e syrit qe me ngroh edhe ne diten me te akullt. Me shperthen zemra prej gezimit sa here ta prek lekuren e bute, sa here ta ndiej aromen e preferuar, sa here
ta shoh portretin e qeshur… Te dua me pasterti te pafundme, te bardhe e te paprekshme! Tashme jemi kater, hedh cdo hap me mirenjohjen se ne rreshtat e zemres me lexohen tre bekime, e lumtur perulesisht ndaj Zotit, jam me shpirtin plot! Ayan… uroj te gezosh per veten e ata afer teje, uroj te festosh me dolli per suksese te medha, ne pisten e jetes lufto per te qene me i miri, por mos harro te jesh njeri i mire, deshto por mos u dorezo, ktheje humbjen ne force e vishe veten me dinjitet, mos ki frike te rrezohesh biri im, doren tende e mban vellai, une, babi! Faleminderit Ayan, ia shtove motivin e magjine diteve tona… Gezuar ditelindjen e pare, dashuri e pashtershme, lot gezimi qe pikon ne cdo agim, enderr e jetuar! Mami, Babi e Ansi te duan me forcen e jetes, pa kursim!❤️