Presidenti amerikan, Joe Biden ka konformuar se Rusia ka përdorur rakta hipersonike, në pushtimin e Ukrianës.
Armë të tilla janë thuajse të pamundura për tu ndaluar.
“Dhe nëse do ta vini re, (Rusia) sapo ka lëshuar raketën hipersonike, sepse është e vetmja gjë që ata mund ta kalojnë me siguri absolute. Është një armë konsekuente… është pothuajse e pamundur ta ndalosh. Ka një arsye që ata po e përdorin atë,”-tha Biden.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se raketa Kinzhal është në të vërtetë vetëm një version i lëshuar nga ajri i raketës balistike me rreze të shkurtër veprimi Iskander (SRBM), të cilën Rusia e ka përdorur në mënyrë të përsëritur në pushtimin e saj të Ukrainës.
Armët hipersonike fluturojnë me shpejtësi të paktën mbi pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe janë lehtësisht të manovrueshme, me aftësinë madje për të ndërruar kursin gjatë fluturimit. Ato ndryshojnë nga raketat balistike, të cilat gjithashtu mund të lëvizin me shpejtësi hipersonike, por e kanë trajektoren të paracaktuar dhe manovrueshmërinë të kufizuar.