Më shumë se 3.5 milionë refugjatë janë larguar deri më tani tani nga Ukraina, sipas përditësimit të fundit nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR).
Rreth 3,532,756 refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Në një përditësim të veçantë, agjencia tha se ka rritur furnizimet me batanije termale, ushqime dhe tenda përgjatë kufirit ukrainas.