Polonia ka kërkuar përjashtimin e Rusisë nga grupi G20 dhe kërkesa e saj ka marrë përgjigje pozitive.
Ishte ministri polak i Zhvillimit Ekonomik të Teknologjisë, Piotr Nowak e vuri në dukej këtë çështje në takimet e mbajtura në Uashington javën e kaluar.
“Gjatë takimeve me Sekretaren e Tregtisë amerikane Gina Raimondo, ne bëmë një propozim për përjashtimin e Rusisë nga G20, i cili u prit me një përgjigje pozitive dhe miratim dhe çështja duhet t’i dorëzohet Presidentit Biden. ”, ka thënë ai.