Një rrjedhje gazi në qendrën ‘Ujore në Londër 2012’ të Mbretëreshë Elizabeth ka shkaktuar kaos në zonë.
DailyMail raporton se disa qytetarë janë në gjendje të rëndë.
Ndërtesa afër stadiumit të West Ham United në Londër, është evakuuar dhe kryebashkiaku i Londrës u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën.
Policia evakuoi pishinën dhe rrethoi zonën përreth në Stratford, Londrën Lindore rreth orës 10:00. Më shumë se 20 ambulanca dhe tre zjarrfikëse janë jashtë ndërtesës.