Rezidenca e Mohamed Hadid, babai i dy modeleve të njohura Bella dhe Gigi Hadid është shkatërruar si pasojë e një proçesi gjyqësor që thotë se shtëpia në fjalë është e ndërtuar jashtë standarteve ligjore.
E gjendur në Bel Air, në një nga zonat më të pasura të vendit rezidenca në fjalë thuhet se kushtonte plot 100 milionë dollarë.
Nga fotografitë e siguruara ekskluzivisht nga “Daily Mail”, shikohet se tashmë shtëpia është kthyer në disa grumbuj rrënojash.
Mohamed e bleu tokën në vitin 2011, duke ndërtuar një shtëpi prej 30,000 metrash katrorë në sipërfaqen prej 1,22 hektarësh.
Megjithatë duket se dimensionet e shtëpisë ishin shumë më të mëdha dhe më të larta se ç’kërkonte ligji, pasi nga ‘Departamenti i Ndërtimeve’ atyre ju dhanë vetëm 15,000 metra katrorë.
“Ishin fqinjët ata që e çuan Hadidin në gjykatë nga frika se prona mund të rrëshqiste dhe të binte mbi shtëpitë e tyre”-thotë një burim.
Duke folur për “DailyMail” muajin e kaluar, Hadid tha se nuk ishte i trishtuar kur shihte shtëpinë që ai parashikonte si një monument luksi dhe elegance të reduktuar në një grumbull rrënojash.
“Unë kam vazhduar me jetën time – kjo është e gjitha pas meje tani”, tha ai. “I uroj mirë njerëzve që e blenë dhe i uroj mbarësi me çdo gjë që ndërtojnë atje në vend të saj. Kam edhe projekte të tjera me të cilat jam përfshirë tani”.