-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet diskutimi brenda PD, Mziu: Duhet bashkimi, do mbetemi në minorancën, na rroftë sigla

Kryesoret

Këtë të mërkurë Kryesia e PD ka zhvilluar mbledhjen e parë , pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Mbledhja nisi në orën 19:00 ku në fokus ishin zhvillimet e fundit në PD.

“Patëm mbledhje me sekretarin e partisë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari, për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga drejtimet ku duhet të eci partia, është lufta opozitare në parlament e sinqertë dhe e plotë.

Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi. Për qëndrimin e mëtejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat të matur e të sigurt,” ka shprehur Alibeaj.

Ndërkohë që Xhelal Mziu ka folur për situatën e jo të mirë që mund ti presi në zgjedhjet e 2023, dhe se ndarja e PD-së do të ishte zhdukje e opozitës.

“Jemi në një situate jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve te 2023. Rezultati i dt 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njeri tjetrin. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do te vazhdojmë të mbetemi minorancë dhe te pa përfaqësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD” mësohet se është shprehur Mziu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit