Astriti është bërë shkak i prishjes së miqësisë mes Rrushes dhe Alesjas, të cilat kanë pasur një përplasje gjatë puntatës së sotme.
Ndërsa sot u transmetua takimi mes tij dhe Alesias, reagoi ashpër Rrushja të cilës nuk i pëlqeu afrimiteti mes dyshes.
Më parë Astriti ka zhvilluar një takim me Rrushen ku ka shprehur pëlqim për të por, përsa i përket Alesjas nuk e ka shprehur hapur për shkak të miqësisë mes dy vajzave.
Pjesë nga biseda:
Alesja: E kisha shumë të qartë që Astritin do e kisha në takim.
Rrushja: Kur u bënë në pëlqimet e tua bjondinat, kur u bë në pëlqimin tënd Alesja? Nëse ndonjë femër tjetër shpreh pëlqim për ty, ti direkt paske do të shkosh pas saj?
Astriti: Unë kam biseduar me të.
Rrushja: Ti nuk ke pasur asnjë lloj afrimiteti me Alesjan.
Astriti: Çfarë lidhje ka a na kanë parë apo jo? A kam të drejtë të shpreh pëlqimin?
Rrushja: Po patjetër.
Astriti: Pas takimit me Rrushen kam pasur afrimitet me Alesjan. Ne kemi pasur afrimitet në privat, por nuk e kemi thënë për shkak të miqësisë me Rrushen.
Alesja: Jemi ngacmuar me njëri-tjetrin edhe në prapaskenë. Nuk është faji jonë se nuk është parë. Nuk e kuptoj pse nuk flasin.
Ndërkohë në debat ka ndërhyrë edhe motra e Rrushes, Lureta, e cila ironizoi shoqërinë e Alesias. Ndërsa Rrushja “i kërkoi llogari” Alesjas për mesazhet që ka shkëmbyer me Astritin, duke i rikujtuar shoqërinë që ka me të.
Debati:
Bora Zemani: Më mirë një qen shoqe sesa një shoqe qen, çfarë ke dashur të thuash?
Laureta: E kam thënë këtë sepse reagimet Alesias kan qenë ndryshe dhe ndryshoi komplet si person.
Alesia: Është normale sepse edhe kur thua diçka ndryshe edhe unë do ndryshoj.
Laureta: Çfarë diçka tjetër?
Alesia: I thashë Rrushes që më pëlqen ky djalë, ajo tha që nuk e di kur e pyeti Bora.
Laureta: Cili djalë të pëlqen ty?
Alesia: Atë e di unë.
Laureta: Hajt se e di edhe unë. Te tregoj unë më vonë.
Alesia: Edhe unë.
Rrushja: Mund ta bëj një pyetje?
Alesia: Patjetër.
Rrushja: Nëse ti më ke konsideruar si shoqe, në momentin që ke folur me mesazhe me Astritin pse nuk më ke treguar?
Alesia: Mesazhe me Astritin nuk ka asgjë të keq, vetëm si je.
Rrushja: Unë me djem që nuk kam asgjë nuk i kam shkruar
Alesia: Unë me të gjithë çunat që pëlqej kam mesazhe
Rrushja: Pse nuk më ke treguar që ke shkëmbyer mesazhe me Astritin?
Alesia: Sepse nuk kam bërë mesazhe aq të mëdhaja saqë të tregoja. Janë disa mesazhe të pakta.
Rrushja: Pse s’më ke trguar?
Alesia: Nuk kam bërë mesazhe moj. E ke vënë gjithmonë në presion që “ku e pëlqeve si e pëlqeve”. Nuk ka ditur çfarë të thotë.
Rrushja: Kur i kam bërë unë presion?
Alesia: Në përballjen në Prime.
Rrushja: Përderisa kam pëlqim ndaj tij dua të ma sqarojë
Alesia: Është keqshprehur, mos e përdor më, kaq.
Rrushja: Më duket këta të dy kanë pasur gjëra shumë më shumë edhe unë nuk e kam ditur, po shikoj takimin. Ishalla e kam gabim. Kishte intimitet deri në pikë të fundit, gjithë kohës duke u përqafuar, afër njëri-tjetrit.
Më tej, Alesja vendosi të tregojë hapur mesazhet e shkëmbyera me Astritin:
Rrushja: I paske shkruar ti “hey ylli”, e para.
Alesia: I kam shkruajtur ku po vinte në takim me mua. Shikoji edhe bisedat në Instagram.
Bora Zemani: Cili është qëllimi që po i tregon këto mesazhe?
Alesia: Për t’ja sqaruar Rruses që nuk kemi pasur kominikim të fsheshtë, sepse po më akuzon që ia kam bërë mbrapa shpine. Dua që Rrushja të jetë e qartë.
Rrushja :Unë nuk jam e qartë.