Anëtari serb i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik mohoi spekulimet se Republika Serbe po punon për shkëputje nga Bosnja, duke vepruar sipas direktivave të presidentit rus, Vladimir Putin.
Dodik tha se nuk është lojtar i askujt, por njeri i popullit serb dhe i Republikës Srpska dhe se është në sferën e fantazisë rrëfimi se etniteti i tij po përgatitet fshehurazi për shkëputje me urdhër të Putinit.
“Kam biseduar me Putinin së paku 20 herë dhe një herë madje u mundova ta bëjë për vete dhe i thashë: ju lutem President, kur ta ndani apo ta rrafshoni këtë botë, kujdesuni për ne, e ai qeshi”, tha Dodik.
Duke folur për situatën në Ukrainë, Dodik tha se ky vend është dëm kolateral i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe se Rusia ka ndërhyrë, për të mbrojtur një numër të madh të rusëve, të cilët jetojnë në Ukrainë.