Emiljano Shullazi dhe katër anëtarit e grupit të tij, të dënuar me 55 vite burg për gjobvënie e grup kriminal, i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, për prishjen e vendimit të Apelit.
Rekursi është depozituar nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, dhe prishja e vendimit kërkohet nga anëtarët e grupit të Shullazit, pasi sipas tyre procesi në Apel ka pasur disa shkelje, duke filluar që nga anëtarët e trupit gjykues, e deri tek dhënia e vendimit.