Koreja e Veriut ka lëshuar atë që besohet të jetë raketa e saj e parë balistike ndërkontinentale (ICBM) në më shumë se katër vjet, ndërsa liderët perëndimorë mblidhen në Bruksel për një samit të sigurisë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë, ICBM-ja e dyshuar fluturoi në një lartësi prej 6 mijw kilometrash (3,728 milje), duke u ulur në ujërat në brigjet perëndimore të Japonisë të enjten.
“Lartësia do të sugjeronte se është një lloj i ri ICBM”, u tha gazetarëve të enjten zëvendësministri i Mbrojtjes i Japonisë Makoto Oniki.
Komanda e SHBA-së e Indo-Paqësorit njoftoi në fillim të këtij muaji se po intensifikonin “aktivitetet e grumbullimit të inteligjencës, gatishmërisë dhe mbikëqyrjes” në lidhje me Korenë e Veriut pas valës së fundit të lëshimeve të raketave.
Lëvizja është një sinjal nga administrata Biden se ajo duhet të forcojë pozicionin e saj ushtarak për të siguruar që SHBA dhe aleatët në rajon si Koreja e Jugut dhe Japonia të mbrohen kundër testeve raketore të Koresë së Veriut.
Komanda tha se ata “kanë urdhëruar intensifikimin e aktiviteteve të inteligjencës, vëzhgimit dhe mbledhjes së zbulimit si dhe gatishmërinë e shtuar midis forcave tona të mbrojtjes raketore balistike në rajon”.
Javën e kaluar, ushtria amerikane organizoi stërvitje në dhe rreth Gadishullit Korean për të treguar gatishmërinë e saj në vazhdën e aktivitetit të Koresë së Veriut, duke përfshirë simulimin e sistemeve të mbrojtjes nga raketat balistike.