Pas takimit të NATO-s më herët, presidenti francez Emmanuel Macron ka thonë se Rusia është gjithnjë e më e izoluar në skenën botërore.
Ai thotë se është jetike për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe kjo është arsyeja pse NATO ka marrë vendimin për të mbështetur Ukrainën pa bërë vetë luftë kundër Rusisë.
NATO po rishikon gjithashtu pozicionimin e saj strategjik si rezultat i luftës, thotë ai.
Macron ka mbrojtur prej kohësh për një kapacitet më të madh të mbrojtjes evropiane dhe ai i rikthehet kësaj teme, duke thënë se Evropa duhet të mbajë mbi supe përgjegjësitë e saj.
Por, thotë ai, ky kapacitet do të tregonte se Evropa ishte një pjesë aktive e NATO-s dhe jo diçka që e zëvendësonte atë.