-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U bë nga vajzë-djalë, Davidi: Tani dal publikisht, më thanë do të varim në mes të Tiranës

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” ishte i ftuar Davidi, një djalë 29 vjeçar nga Tirana që punon fotoreporter.

Davidi ka një histori ndryshe sepse ka qenë një vajzë dhe ka vendosur të kthehet në djalë duke u shprehur se ‘ndjente se ishte brenda një trupi që nuk i përkiste’.

Davidi tregoi se fillimi i transformimit ka qenë i vështirë dhe është paragjykuar shumë.

“Një person transgjinor e kupton që është trans që herët. Unë e kam ditur që fëmijë. Jam i pari trans burrë që dal publikisht dhe kam patur vështirësi për të njohur transa të tjerë burra. Kam 1 vit që kam dal haptazi nëpërmjet Tik Tokut. Unë gjithmonë luaja futboll.

Mjekrën e kam biologjike sepse në Shqipëri nuk është e mundur të merret testosteroni. Kam qenë shumë i paragjykuar. Në Tik Tok mbylla komentet sepse kisha presion psikologjik.

Unë postoja video ku tregoja që isha i lumtur për këtë që jam dhe merrja komente sesi do më vrisnin, varnin, abuzonin. Unë nuk kam dashur të njihem me identitetin tim gjinor, sepse pikë së pari jam njeri, kam një profesion, kontribuoj në shoqëri dhe kam të drejtën time të ndihem i barabartë”, tha Davidi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit